Google search engine
Home Bota Pas panikut në të gjithë botën, vjen lajmi i mirë! Shkencëtarët mund...

Pas panikut në të gjithë botën, vjen lajmi i mirë! Shkencëtarët mund të kenë gjetur ilaçin që “vret” koronavirusin, ja kur del në treg

0
324

Organizata Botërore e Shëndetit thotë se një firmë amerikane besohet të ketë shpikur ilaçin “remdesivir” që jep shenja për të trajtuar virusin vdekjeprurës koronavirus.

Pas kësaj, aksionet e firmës Gilead u rritën me 5%.

“Është vetëm një ilaç deri tani që mendojmë se ka efekt të vërtetë dhe bëhet fjalë për remdesivir”, tha Bruce Aylward, zëvendës drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetit.

Zyrtarët e shëndetit shtuan se janë bërë provat klinike nga remdesivir në njerëz dhe mund të dalë ilaçi brenda disa javësh.

Shkencëtarët e Gilead konfirmuan në një e-mail drejtuar CNN Business se po punojnë me autoritetet shëndetësore në Kinë në dy prova tek pacientët të cilët janë infektuar me Covid-19.

“Dy studimet, një tek pacientët me sëmundje të rëndë dhe një tjetër në pacientët me sëmundje të moderuar aktualisht janë duke regjistruar pjesëmarrës dhe ne parashikojmë rezultate në prill,” tha zëdhënësi i Shkencave të Gilead.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here