Google search engine
Home Aktualitet Paniku nga koronavirusi, dy mjekë nisin kontrollet edhe në doganën e Kakavijës

Paniku nga koronavirusi, dy mjekë nisin kontrollet edhe në doganën e Kakavijës

0
293

Pas konstatimit të një dite më parë se në pikën kufitare të Kakavijës nuk kishte kontroll mjekësor, paraditen e kësaj të marte u shfaqën dy mjekë. Të pajisur me termometër, ata kanë filluar kontrollet e personave që futen në Shqipëri nga Greqia në kuadër të masave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në vendin tonë.

Madje, Kakavija u vizitua edhe nga vetë prefekti i qarkut të Gjirokastrës, Astrit Alija, si dhe nga drejtuesit lokalë të shëndetit publik. Ata konfirmuan se tashme kontrolli mjekësor do të jetë 24 orësh, ashtu siç është vendosur në të gjitha pikat kufitare në vend, qofshin ato tokësore dhe detare. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here