Google search engine
Home Aktualitet Operacionet e bujshme të OFL/ Vila, resorte, mjete luksoze e tokë, SPAK...

Operacionet e bujshme të OFL/ Vila, resorte, mjete luksoze e tokë, SPAK kërkon “OK” nga Gjykata e Posaçme për sekuestrimin e disa pasurive të “bosëve” të krimit (Zbardhen shumat marramendëse)

0
537

SPAK i kërkon Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të miratojë sekuestron për disa raste të goditura nga operacioni “Forca e Ligjit”, në disa qytete të vendit. Kjo kërkesë e SPAK vjen menjëherë pas dërgimit të formularëve nga OFL.

Në një njoftim publik, SPAK i kërkon Gjykatës së Posaçme sekuestrimin e pasurive, siç janë vila, automjete luksoze dhe sipërfaqe të mëdha toke, që iu përkasin personazheve të njohur të botës së krimit.

Njoftimi i SPAK

Prokuroria e Posaçme, nga data 21.02.2020 deri me datën 24.02.2020 ka dërguar aktet për 7 (shtatë) raste, për miratim sekuestroje në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pasuritë e mëposhtme :

Ndërtesë katër kate me pishinë, e ndodhur në Shkodër.

Automjeti, marka “Jeep”, vit i prodhimit 2008.

Automjet, marka “Audi A8”.

Vilë katërkatëshe e ndodhur në Pjezë, Durrës.

Kompleksi “Golden Resort”, i ndodhur në Pjezë, Durrës.

Karburanti “ALT OIL 2008”, i ndodhur në Pjezë, Durrës.

Vilë dykatëshe, e ndodhur në Pjezë, Durrës.

Pasuria tokë arë, me sipërfaqe 3280 m2, e ndodhur në Pjezë, Durrës.

Pasuria tokë arë, me sipërfaqe 398 m2, e ndodhur në Pjezë, Durrës.Pasuria tokë arë, me sipërfaqe 561 m2, e ndodhur në Pjezë, Durrës.

Pasuria, me sipërfaqe 700 m2, nga të cilat truall nën objekt 478 m2, godinë ekonomike 2 kate dhe ambiente shërbimi (Shoqëria “SABA-Taullau 3” shpk), e ndodhur në Lushnjë.

Pasuria me sipërfaqe 595 m2, nga të cilat truall nën objekt 418.72 m2, godinë ekonomike 2 (dy) kate, karburant dhe ambiente shërbimi, e ndodhur në Lushnjë.

Pasuria me sipërfaqe 235 m2, nga të cilat truall nën objekt 104.7 m2, godinë banimi 2 (dy) kate, e ndodhur në Lushnjë.

Pasuria me sipërfaqe 465 m2, nga të cilat truall nën objekt 155 m2, godinë ekonomike 1(një) kat dhe podrum, e ndodhur në Lushnjë.

Automjet tip “Nisan Pathfinder”, ngjyrë gri.

Automjeti tip “JEEP”,  me ngjyrë të errët

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here