Biznesmenit të njohur të Lushnjes, Saimir Taullau, iu kërkua nga SPAK sekuestrimi i 5 pasurive, por ka reaguar avokati i tij, duke u shprehur se SPAK ka kaluar kompetencat dhe se do ndjekin procedurat ligjore për kthimin e pronave.
Sipas avokatit, pronat janë të ligjshme dhe janë në emër të vëllezërve Taullau.Kujtojmë që Saimir Taullau ka qenë i dënuar për prodhim dhe shitje lëndësh narkotike .
Familja e Taullaut ka qenë në konflikt të vazhdueshëm me bandën e Aldo Bares pasi e kanë akuzuar se ka vrarë familjarin e tyre, vëllain e Saimirit, Baki Taullaun, i ekzekutuar me breshëri plumbash në vitin 2005.
Konflikti mes dy familjave mendohet se ka nisur pas prishjes së pazareve të drogës, ndërsa familja Taullau ka akuzuar shpesh bandën e Aldo Bares për gjobvënie.








































