Koronavirusi është sëmundja më e re që po mban botën në alarm, duke shkaktuar deri më tani 2663 viktima, ndërsa janë prekur më shuam se 80 mijë persona të tjerë.
Një hotel në Tenerife në Ishujt Kanarie të Spanjës është mbyllur pasi një mjek Italian i cili ndodhej me pushime rezultoi pozitiv ndaj testit të koronavirusit.
Qindra pushuesve në Hotelin ‘H10 Costa Adeje Palace’ iu kërkua fillimisht të qëndronin në dhomat e tyre deri në momentin kur edhe do përfundonte vizita mjekësore ndaj të gjithëve, raportojnë mediat spanjolle.
Mjeku raportohet se është nga rajoni i Lombardisë, ku autoritetet italiane po luftojnë me një shpërthim momental të kësaj epidemie.
Gazeta El Pais citoi burime të policisë se autoritetet shëndetësore kishin urdhëruar monitorimin e pushuesve në hotelin në jug-perëndim të ishullit.
Një pushues në Facebook postoi sot një imazh të një shënimi të vendosur nën dyert e dhomës së tyre ku shkruhej:
“Me keqardhje ju informojmë se për arsye shëndetësore, hoteli është mbyllur. Deri sa autoritetet sanitare të njoftojnë, ju duhet të qëndroni në dhoma”.







































