Google search engine
Home Politike “Meta kërcënon ambasadorët me pako”, Presidenca nxjerr deklaratat e 2 ministreve socialiste...

“Meta kërcënon ambasadorët me pako”, Presidenca nxjerr deklaratat e 2 ministreve socialiste dhe i përgjigjet ‘flakë për flakë’ Ballës: Ja provat e fundit si i shpërdoroni ju me pacipësi…

0
341

Pas deklaratës së numrit 2 të PS, Taulant Balla, për Presidenti Meta për të cilin u shpreh se e ka humbur toruan dhe sulmon edhe ndërkombëtarët, ka ardhur reagimi i menjëhershëm nga Presidenca.

Këshilltari i Metës, Tedi Blushi teksa poston dy deklarata të ministreve socialiste, Spiropalit dhe Gjonajt, i drejtohet Ballës duke i thënë se Presidenti me veprimet e tij institucionale kurrë nuk përdor ambasadorët, por i referohet vetëm Kushtetutës.

“I dashur Tao Tao,

Ti je shumë i zënë me punët e Kongresit që po afron dhe s’ke patur kohë të lexosh deklaratat e shoqes Etilda dhe shoqes Spiropali, pas miratimit të ligjit anti-kushtetues të betimit të gjyqtarëve buzë Lanës, me pretendimin absurd se kanë marrë miratimin e SHBA/BE.

Ju po vazhdoni t’i keqpërdorni ambasadorët dhe të fshihni të vërtetën e grushtit të shtetit.

Si mund të thonë ambasadorët të shkelet Kushtetuta?!

Ju e shkelni e thoni na thanë ambasadat!

Si mund të thonë ambasadorët që të vidhet anëtari i Gjykatës Kushtetuese?!

Ju e vidhni dhe thoni na thanë ambasadorët!

Si mund të thonë ambasadorët falsifikoni në dobi të kapjes së shtetit, siç u kap në flagrancë shoqja Etilda?!

Ju i falsifikoni dhe thoni na thanë ambasadorët!

Presidenti Meta i ka respektuar dhe i respekton denjësisht të gjithë ambasadorët që kanë integritet dhe përfaqësojnë me dinjitet vendet dhe organizatat e tyre, si dhe vlerat e liritë demokratike.

Presidenti Meta në veprimet e tij institucionale kurrë nuk keqpërdor asnjë ambasador dhe diplomat të huaj, por i referohet vetëm Kushtetutës, si ligjit më suprem në Republikën e Shqipërisë. Ndryshimet e fundit kushtetuese janë miratuar me 140 vota sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias dhe mbështetjen e SHBA/BE.

Ja provat e fundit si i shpërdoroni ju me pacipësi partnerët tanë të nderuar.”, shkruan Blushi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here