Ndërsa Seria A përgatitet për të përballuar emergjencën koronavirus duke luajtur me dyer të mbyllura, nga Spanja vjen një deklaratë që shton alarmin për Champions League.
“Sinqerisht, nuk e dimë nëse lojtarët e Atalantës mund të vijnë në Valencia. Bergamo është në Lombardi”, -shpjegoi zëvendësdrejtoresha e Epidemiologjisë.
Ndërkohë, katër tifozë spanjollë që ishin të pranishëm në transfertën e 19 shkurtit Atalanta-Valencia, në “San Siro”, që përfundoi 4-1, janë futur në karantinë, pasi shfaqën simptoma të koronavirusit. Sipas mjekëve, situata është ende në fazë vlerësimi dhe priten testet epidemiologjike.






































