Koronavirusi ka shkaktuar panik dhe frikë edhe në shtetin fqinj, Itali, ku deri më tani janë regjistruar 7 viktima dhe janë raportuar mbi 230 të prekur. Viktima e fundit është nga Castiglione d’Adda që rezultoi pozitive për Coronavirus, i cili vdiq në spitalin e Sacco në Milano. Të enjten e kaluar ai u dërgua në spital për një sulm në zemër, në të njëjtën ditë kur mbërriti 38-vjeçari i cili ishte pacienti i parë i testuar pozitivisht për virusin. Ende mbetet mister mënyra e infektimit të pacientit 1 përderisa ai nuk kishte udhëtuar në Kinë dhe nuk kishte pasur kontakte me persona që kishin udhëtuar atje. Lombardia është rajoni me numrin më të madh të rasteve, për të vazhduar me Veneto-n, Emilia Romagna-n, Piemonte-n dhe Lazio-n.
Por shqiptarët koronavirusin e kthejnë në humor.
Koronavirusi dhe protesta e 2 marsit e thirrur nga Ilir Meta, janë dy temat kryesore në Shqipëri këto ditë, dhe madje humori ka bërë lidhje mes të dyjave.














































