Google search engine
Home Politike Kërcënimet e Metës për shpërndarjen e Parlamentit në dy mars, vjen deklarata...

Kërcënimet e Metës për shpërndarjen e Parlamentit në dy mars, vjen deklarata e fortë paralajmëruese nga numri 2 i PS: Presidenti ka humbur çdo sjellje kushtetuese dhe normale!

0
297

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla në një prononcim për mediat i pyetur në lidhje me kërcënimet e Presidentit Meta për shpërndarjen e Parlamentit në 2 mars u shpreh se kjo është si përralla ‘Dhelpra dhe rrushtë”.

Sipas numrit 2 të PS, Meta ka humbur çdo sjellje kushtetuese e normale dhe për këtë arsye nuk e meriton më të qëndrojë në krye të institucionit të Presidencës.

“E dini atë përrallen ‘dhelpra dhe rrushtë’? Përgjigjen e keni atje. Nuk jap asnjë koment. Ai është një president që ka humbur çdo sjellje kushtetuese dhe normale për të vijuar për të qenë më President i Republikës. Por gjithçka ka artikuluar këto ditë, më e rënda është një lloj sjellje ndaj ambasadorëve të akredituar në Shqipëri. Një sjellje aspak e hijshme ndaj ambasadorëve, kur Presidenti është dera preferenciale për çdo ambasador sipas Kushtetutës. Ne jemi mikpritës, aleatë besnik të Europës që ka një politikë të jashtme 100% të përbashkët me BE dhe SHBA. Presidenti dhe lidershipi i opozitës  t’i zgjidhin brenda opozitës problemet e tyre dhe të mos shqetësojnë veshët e qytetarëve”, u shpreh Balla.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here