Gjykata e Elbasanit dënon me 240 orë pune në shërbim të komunitetit Orest Sotën, të cilit në 1 nëntor të vitit 2017 gjatë arrestimit iu gjetën në makinë 863 mijë euro dhe patentat e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe bashkëshortes së tij.
Sota u gjet fajtor nga togat e zeza të Elbasanit vetëm për dy akuza, drejtim mjeti në gjendje të parregullt dhe mosbindje ndaj punonjësit të policisë së rendit Publik. Ndërsa akuza për “Fshehje te të ardhurve”, ishte pushuar që në seancën paraprake.
Sipas dokumenteve të publikuara nga Abc News, Orest Sota u dënua më 4 muaj burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar ky dënim i’u konvertua në 240 orë punë vullnetare. Prokuroria e Elbasanit bën të ditur se vijojnë hetimet për veprën penale “fshehje e të ardhurve” dhe “pastim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.






































