Ndërroi jetë në një spital në Treviso një grua 76 vjeçe, pozitive me koronavirus, e shtruar në reanimacion për komplikime në frymëmarrje. Lajmi u bë i ditur nga rajoni i Venetos.
Pa kaluar mirë tronditja që bilanci shkoi menjëherë në 10 në pak orë, brenda ditës së sotme, doli njoftimi për rritjen e tij, duke shkuar në 11, me vdekjen e gruas në Treviso.
Deri tani numri i të prekurve në Itali ka shkuar në 322 të infektuar.






































