Google search engine
Home Politike Drejtesi “Informacionet janë konfidenciale dhe shumë të rrepta”/ Gara e fortë për kreun...

“Informacionet janë konfidenciale dhe shumë të rrepta”/ Gara e fortë për kreun e BKH, SPAK bën njoftimin e rëndësishëm, çfarë pritet të ndodhë me 8 kandidat në listë

0
334

Në datat 26 dhe 27 shkurt kandidatët për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit do ti nënshtrohen fazës së fundit të testimit, asaj të intervistimit nga SPAK.
Disa ditë më parë 8 kandidatët iu nënshtruan testit të Poligrafit ose siç njihet ndryshe makina e së vërtetës.

Në mesin e 8 kandidatëve të kaluar në fazën e fundit nga Komisioni i Përzgjedhjes për t’ju nënshtruar intervistës për pastërtinë e figurës e integritetit janë edhe dy gra, të gjithë emra shumë të njohur në fushën e policisë.

Intervistat do kryhen në rendin alfabetik si më poshtë:

Në datën 26.02.2020

1. Aida Veizaj, ora 10.00
2. Ardian Çipa ora 11.00
3. Artur Beu ora 12.00
4. Ervin Hodaj ora 13.00

Në datën 27.02.2020

1. Gentjan Shehaj ora 10.00
2. Lindita Nushi ora 11.00
3. Idajet Faskaj ora 12.00
4. Ylli Pjetërnikaj ora 13.00

Njoftimi:

Në përfundim, Komisoni vendosi që intervistat do zhvillohen në datat 26 dhe 27 shkurt, 2020, në Sallën e Mbledhjeve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e ndodhur në adresën : Rruga “Jordan Misja”, Nr.1, Tiranë. Çdo kandidat do ketë një orë në dispozicion, për t’iu përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të Komisionit të Përzgjedhjes.

I gjithë procesi do të monitorohet nga Komisioni i Pavaruar i Rishikimit (Komisioni Ndërkombëtar), sipas përcaktimeve të nenit 57, pika 9, e ligjit Nr.95/2016, “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të Luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.

Intervistat do kryhen në rendin alfabetik si më poshtë:

Në datën 26.02.2020

1. Aida Veizaj, ora 10.00
2. Ardian Çipa ora 11.00
3. Artur Beu ora 12.00
4. Ervin Hodaj ora 13.00

Në datën 27.02.2020

1. Gentjan Shehaj ora 10.00
2. Lindita Nushi ora 11.00
3. Idajet Faskaj ora 12.00
4. Ylli Pjetërnikaj ora 13.00

Komisioni i Përzgjedhjes gjithashtu sqaron që spekullimet në media në lidhje me numrin e kandidatëve që mund të kenë ngelur në testin e poligrafit nuk janë të vërteta. Rezultatet e testeve të poligrafit janë konfidenciale dhe rregullat për aksesimin e një informacioni të tillë janë shumë të rrepta. Sikurse është përcaktuar në Ligjin Nr.95/2016 për SPAK-un, raportet e ekzaminimeve të poligrafit ‘do të merren në konsideratë’ nga Komisioni i Përzgjedhjes për të përzgjedhur kandidatin më të mirë që do të emërohet Drejtor i BKH-së”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here