Google search engine
Home Aktualitet Është ende në burg për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj, Redjan Rraja...

Është ende në burg për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj, Redjan Rraja bën lëvizjen e fundit në Gjykatën e Lartë

0
356

Redjan Rraja, i arrestuar i vetëm si një nga autorët e dyshuar të atentatit ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja, kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë. 34-vjeçari qëndron në qeli prej momentit të arrestimit, pasi Shkalla e Parë dhe Apeli kanë vendosur për të masën e sigurisë “arrest në burg”.

Në rekursin e depozituar në Gjykatën e Lartë, i dyshuari këmbëngul se nuk ka asnjë lidhje me atentatin e mbrëmjes së 1 nëntorit tek mbikalimi i Shkozetit, ku u plagos prokurori Ndoja, miku i tij Aleksandër Laho, i njohur si “Rrumi” dhe shoferi Andi Maloku, i cili ndërroi pak ditë pas ngjarjes.

Ndonëse e ka regjistruar, Gjykata e Lartë është në pamundësi të shqyrtimit të kërkesës së Rrajës për shkak të mbetjes së saj me vetëm një gjyqtar. Redian Rraja akuzohet për “vrasje të funksionarëve publike”, “vrasje e dy ose më shumë personave mbetur në tentative” dhe “armëmbajtje pa leje”. Në dy shkallët më të ulëta të gjyqësorit, prokurorët kanë pretenduar se kanë gjetur gjurmë gishti të tij në një palë syze në mjetin e përdorur nga autorët e ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here