Google search engine
Home Aktualitet Degradon keq situata, 24-vjeçarja masakron me thikë djalin në Lezhë dhe e...

Degradon keq situata, 24-vjeçarja masakron me thikë djalin në Lezhë dhe e bën për spital, i plagosuri niset me urgjencë drejt Tiranës (Policia zbardh detajet)

0
420

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në qytetin e Lezhës, policia bën me dije se pas një konflikti mes dy të rinjve, situata ka dalë jashtë kontrolli duke  përfunduar me plagosjen e një djali dhe arrestimin e autores.

Një 24 vjecare, identiteti i se ciles nuk behet i ditur, por për të policia ka publikuar inicialet, ka plagosur me thikë shtetasin e identifikuar si Anton Shyti.

Ngjarja ka ndodhur për motive që mbeten ende të paqarta. Vajza ka rene ne pranga, ndersa penalisht eshte proceduar edhe i plagosuri, raportoi policia.

Nga burimet bëhet me dije se i riu ka marrë plagë të shumta në trup dhe është derguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë. Ngjarja u regjistrua në lagjen “Beslidhja” në Lezhë, në afërsi të shkollave, bëri me dije korespondenti i “Panorama”.

Njoftimi nga Policia e Lezhës:

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetases F.M.,24 vjeçe, banuese në Lezhë, si dhe proçeduan penalisht shtetasin A.Sh.,banues në fshatin Barbullojë, Lezhë.

Gjatë një konflikti të çastit,në qytet Lezhë shtetasja F.M. ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin A.M.,i cili është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale u referuan për veprime të mëtejshme, në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here