Teksa koronavirusi po përhapet me shumë shpejtësi, duket se ka shpresë që po “vjen” nga majmunët.
Studiuesit u shprehën se po punojnë lidhur me majmunët në laboratorë të vilët janë infektuar me koronavirus pasi shkencëtarët po punojnë për të gjetur një vaksinë për koronavirusin.
Në Institutin Kombëtar të Shëndetit Amerikan po testohet ilaçi antiviral që u krijuar më parë për sëmundjen Ebola. Të gjithë majmunët u infektuan me MERS-CoV, një virus në familjen e koronavirus, që ka prekur më shumë se 80 mijë njerëz dhe ka vrarë 2600 persona.
Rezultatet zbuluan se të gjithë majmunët që nuk e morën ilaçin e quajtur “remdesivir” treguan shenja të MERS, sëmundjes së shkaktuar nga virusi.
Ekspertën vunë re shenjat e sëmundjes tek 6 majmunë dhe 24 orë pasi kishin infektuar “remdesivir”, nuk kishin më simptoma. Më parë, mjekët në Washington ia kanë dhënë “remdesivirin” pacientit të parë me koronavirus në Amerikë pasi gjendja e tij u përkeqësua dhe pneumonia u zhvillua pasi kishte një javë në spital.
Sapo u injektua “remdesiviri”, gjendja e tij u përmirësua, raporton New York Times. Një rast i vetëm nuk mund të përcaktojë nëse ilaçi funksionon apo jo, por raporti për pacientin ka ngjallur shpresën se virusi vdekjeprurës mund të mposhtet.
Një raport tjetër i botuar të martën nga shkencëtarët në Kinë shtoi entuziazmin, duke treguar se “remdesivir” bllokoi koronavirusin, i njohur zyrtarisht si Covid-2019.






































