Google search engine
Home Bota Rajoni Zbardhet çfarë u diskutua në Samitin e Londrës/ Kryeministrja serbe flet për...

Zbardhet çfarë u diskutua në Samitin e Londrës/ Kryeministrja serbe flet për tregti, Albin Kurti i bën kërkesën e hapur

0
327

Pas punimeve të Samitit të Londrës, zëvendëspresidenti i BERZH’it, Jurgen Rigterink, përmes një postimi në ‘TWitter’, ka shkruar rreth diskutimeve mes kryeministrave të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Samitit për Investime në Ballkanin Perëndimor nga Banka Evropianë për Rindërtim dhe Zhvillim.

Sipas Rigterink, Ana Bërnabiq, ka thënë se duhet të rritet bashkëpunimi tregtar në Rajon, ndërsa kryeministri i Kosovës është pajtuar me të, por ka kërkuar njohjen e Kosovës dhe e ka mbrojtur zotimin e tij për vendosjen e masave të reciprocitetit, shkruan Express.

“Diskutim magjepsës në Samitin e BERZH’it për investimet në Ballkanin Perëndimor. Kryeministrja e Serbisë ka argumentuar se zhvillimi i tregtisë rajonale është kyç për sigurinë në Ballkan. Kryeministri Albin Kurti është pajtuar dhe ka kërkuar reciprocitet dhe njohjen e Kosovës”, ka shkruar zv. presidenti i BERZH’it.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here