Spartak Ngjela del me një porosi të veçantë për politikanët dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Do të eliminohen nga… (Fut në listë Sali Berishën)

0
494

Më anë të një reagimi në Facebook, avokati i njohur Spartak Ngjela ka dhënë një porosi për politikanët ku shprehet se të gjithë ata që duan të drejtojnë Shqipërinë, duhet të njohin doktrinë e presidentit amerikan Woodrou Wilson. Ngjela vazhdon më tej duke pohuar se politika shqiptare ka ka 100 vjet që është e shitur në Beograd dhe në Moskë.

Statusi i Ngjelës

Të gjithë politikanët që do të duan të drejtojnë Shqipërinë, duhet ta njohin me themel doktrinën e presidentit amerikan Woodrou Wilson.

Ajo ka qenë doktrina që, në vitin 1919, shpëtoi Shqipërinë dhe shqiptarët nga asgjësimi i plotë, por që kulmin e arriti me doktrinën e presidentit amerikan Bill Klinton. Doktrina Klinton, pasi shkatërroi tiraninë në ngjitje, Berisha, në vitin 1997, erdhi dhe çliroi Kosovën në vitin 1999.

Politika serbeve ka qenë dhe është një politikë gjenocidiale. Ky në fakt është mendimi aktual amerikan dhe gjerman.

Po politika shqiptare? Ajo ka 100 vjet që është e shitur në Beograd dhe në Moskë.

Në vitin 1920, me vrasjen historike të Esat Toptanit, u duk sikur shqiptarët do të shpëtonin nga zgjedha e të shiturve. Por kjo nuk zgjati më shumë se katër vjet.

Dhe shitja e interesit kombëtar vijon edhe sot. Por, shqiptarët tani janë në segmentin e fundit të sundimit të tyre nga të shiturit: të shiturit do të eliminohen përfundimisht nga reforma antikorrupsion.

Edhe shqiptarët, këtë po presin: çlirimin nga të korruptuarit hajdutë që, pikërisht pse kanë qenë dhe janë të tillë, janë shitur kundër Shqipërisë dhe kanë vjedhur shqiptarët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here