Google search engine
Home Bota Shtohet paniku në Itali, rritet bilanci/ Shënohet viktima e katërt nga koronavirusi,...

Shtohet paniku në Itali, rritet bilanci/ Shënohet viktima e katërt nga koronavirusi, qytetet shndërrohen në shkretëtira

0
356

Ndërsa shtohen rastet me të prekur me koronavirus në Itali, shënohet dhe viktima e katërt në këtë vend. Bëhet fjalë për një pacient në Cremona. Numri i të infektuarve është rritur në 150 persona në 5 rajone.

Mediat italiane raportojnë se ai është një 84-vjeçar.

54 persona janë të shtruar, 26 në terapi intensive dhe 22 në izolim shtëpiak.

Qytetet italiane në këto rajone më të prekura janë shndërruar në shkretëtira, njerëzit janë këshilluar mos të dalin nga shtëpitë, aktivitetet publike janë pezulluar, janë mbyllur shkollat dhe universitetet. Ndërsa marketet po boshatisen, për të pasur rezerva ushqimore. Nëpër farmaci ka mungesa të materialeve parësore për mbrojtjen nga virusi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here