Google search engine
Home Politike Reagon ashpër Spartak Braho: S’mund të jetë policia mbret

Reagon ashpër Spartak Braho: S’mund të jetë policia mbret

0
323

Deputeti Spartak Braho ka komentuar aksionet e bujshme të OFL-së.

Braho ka shprehur pakënaqësi lidhur me sekuestrimin e pasurive pa urdhër nga ana e Gjykatës.

 “Mbi ç’bazë janë sekuestruar makinat në komisariate, pasi ne si Kuvend nuk i kemi nxjerrë ende aktet nënligjore. Të bëjmë shumë kujdes ndaj pronës private.

Prona është shumë e shenjtë, është gjykata që do vendosë nëse veprimet janë të sakta apo jo. 3 muaj  është shumë vonë për nxjerrjen e akteve nënligjore.

Unë i miratoj ndryshimet përkatëse, por duhet të theksoj se nuk është  policia mbreti i këtyre veprimeve që sekuestron, është gjykata”, është shprehur Braho në Komision.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here