Gjykata e Vlorës ka dhënë sot masën për 6 personat e arrestuar, të cilët dyshohet se transportonin lëngë kancerogjene nga Italia.
4 prej personave të arrestuar janë lënë në burg dhe kjo ka sjellë reagimin e familjarëve, që jo vetëm kanë protestuar, por njërës prej tyre i ka rënë dhe të fiktë.
Vendimi është pritur me ulërima, dhe ka pasur një numër shumë të madh të familjarëve të pranishëm në seancë.Ndërsa një zonjë humbi edhe ndjenjat.
Gruaja që ka humbur ndjenjat është Romina Kormuzi, gruaja e primarit të firmës së grumbullimit të mbetjeve, Zamir Kormuzi.
Vendimet e dhëna nga Gjykata:
-Kujtim Xhafellari 65 vjeç, banues në Vlorë, zëvendës kapiten i St Damianit… arrest me burg
-Arbër Çuni 28 vjeç, banues në Vlorë shoferi i furgonit… arrest me burg
-Festim Tafa, 72 vjeç, banues në Vlorë, kapiteni i tragetit St Damian …arrest shtëpie
-Zamir Kornuzi, 46 vjeç, banues në Vlorë, pronar i firmës së grumbullimit… arrest me burg
-Elisabeta Cuni 55-vjeçe, banuese në Vlorë, administratore e firmës së pastrimit “delfini1″… arrest me burg.
-Agron Brataj, 48 vjeç, banues në Vlorë, drejtori operativ i agjencisë së biletave… detyrim paraqitje







































