Google search engine
Home Aktualitet “O të degjeneruar”, del jashtë kontrollit situata me familjarët e të arrestuarve...

“O të degjeneruar”, del jashtë kontrollit situata me familjarët e të arrestuarve të ‘Amiant’, ofendojnë rëndë ish-kryeministrin Berisha: Sali k**va e bëri këtë! (Pamjet)

0
433

Familjarët e të arrestuarve të operacionit “Amiant” kanë shpërthyer në thirrje kundër trupës gjykuese pas dhënies së vendimit për të lënë në burg tre nga 6 të pandehurit. Një pjesë familjarëve shprehet se i kanë marrë djalin, i cili sipas saj është i pafajshëm.

Ndërkohë një tjetër dëgjohet të thotë se të gjithë kanë punuar për bukën e gojës dhe duhet të lirohen. Të mbledhur në korridoret e gjykatës të afërimit e të arrestuarve dëgjohen teksa bërtasin dhe hedhin akuza dhe fyerje.

“Janë të pafajshëm, janë për bukën e gojës të gjithë, po i dënoni kot. Ça është kjo punë kështu”, dëgjohet një tjetër grua dhe në sfond ka ulërima dhe bërtitje. Më tej dëgjohet zëri i një burri, i cili hedh akuza kundër ish-kryeministrit Sali Berisha, “o të degjeneruar, i bëri Sali kurva këto”, dëgjohet të thotë ai. Më pas shihet se një gruaja i bie të fikët gjë që alarmon të gjithë të pranishmit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjykata ka vendosur sot që të lërë në burg tre nga 6 të arrestuarit të operacionit  “Amiant” që u zhvillua mbrëmjen e të premtes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here