Alarmi i koronavirusit ka shqetësuar edhe vendin tonë, qytetarët kanë nisur të marrin masat mbrojtëse për të parandaluar një rrezik të mundshëm.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, menjëherë pas këtyre zhvillimeve të fundit, ka nisur një takim me ekspertë të shëndetësisë.
Takimi po bëhet për të koordinuar informacionet dhe qëndrimet në lidhje me përgatitjen e Shqipërisë për koronavirusin.
Siç mësohet në takim janë edhe ish-deputetë dhe ekspertë të PD, me profesion mjekë ose njohës të çështjeve të shëndetësisë, si Bardh Spahia, Tritan Shehu, Halim Kosova, Albana Vokshi, Orjola Pampuri, Gazment Koduzi, të cilët janë në kontakt të vazhdueshëm me mjekët infeksionistë dhe mjekë të tjerë që kanë shprehur edhe publikisht shqetësimin e mosmarrjes së masave të duhura nga qeveria.








































