Google search engine
Home Bota “Më falni jam pak i ftohur”/ Vendi nën ethet e koronavirusit, kryebashkiaku...

“Më falni jam pak i ftohur”/ Vendi nën ethet e koronavirusit, kryebashkiaku italian shfaqet i sëmurë në emisionin: S’e bëra testin, nuk kishte tamponë!

0
345

Ndërkohë që koronavirusi po përhapet me shpejtësi dhe në Itali u shënua edhe viktima e pestë, gjithë Europa është përfshirë nga paniku i prekjes nga virusi vdekjeprurës.

Me një numër të madh të prekurish dhe viktima, disa zona në Itali kanë izoluar vendin dhe kanë marrë masa drastike.

Në një lidhje direkte për Rai 2 në emisionin “Che tempo che fa”, kryebashkiaku italian Angelo Chiesa është shfaqur me zërin e ngjirur dhe e ka nisur menjëherë intervistën e tij: “Më falni, jam pak i ftohur…Por nuk kam temperaturë”.

“Unë isha thirrur të bëja një vizitë, por ajo u anulua, sepse nuk kishte tampone,”- ka shtuar më tej kryetari i bashkisë së Bertonico-s, Angelo Chiesa.

I gjendur në studio dhe virologu Roberto Burioni e ka këshilluar të vizitohet për të eliminuar çdo dyshim për ndonjë infeksion të mundshëm/ Corriere Della Sera

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here