Mbi 30 persona, mes të cilëve edhe fëmijë, u plagosën pasi një makinë hyri mes turmës së mbledhur për të festuar karnavalet, në Volkmarsen të Gjermanisë.
Shtatë prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë. Policia neutralizoi shoferin e makinës dhe e prangosi. Ai është një 28-vjeçar gjerman, që deri më sot nuk kishte rënë në sy si një ekstremist i mundshëm politik.
Policia bëri të ditur se burri ka vepruar me dashje. Prokurori i Përgjithshëm i Frankfurtit ka hapur një hetim për vrasjen në tentativë. Sipas zëdhënësit të prokurorit, Alexander Badle: “Po i hetojmë të gjitha pistat”.






































