Google search engine
Home Bota Rajoni Koronavirusi ka mbërthyer gjithë botën/ Qeveria greke mbledhje emergjente, ministri i Shëndetësisë...

Koronavirusi ka mbërthyer gjithë botën/ Qeveria greke mbledhje emergjente, ministri i Shëndetësisë del me thirrje të fortë: Gati 13 spitale për karantinë. Kjo është gjendja ku ndodhemi

0
376

Kabineti qeveritar grek zhvilloi sot një mbledhje të jashtëzakonshme lidhur me rrezikun që i kanoset Greqisë prej koronavirusit në Itali.

Në fund të mbledhjes ministri i Shëndetësisë, Vassilis Kikilias tha se Greqia ka 13 spitale gati për të trajtuar rastet me koronavirus si dhe ka thënë se vendi është gati për të përballuar situatën vetëm se duhet qetësi, seriozitet dhe profesionalizëm.

Më tej Kikilias i ka bërë apel medias të tregohet serioze në informacionet të cilat do të transmetojë. Në mbledhjen e sotme kanë qenë të pranishëm ministrja e Edukimit, Niki Kerameus, ministri i Mbrojtjes Michalis Chrysochoidis, ministri i Brendshëm Takis Theodorikakos, ministri i Shtetit Giorgos Gerapetritis apo dhe ministri i emigracionit Notis Mitarakis të cilët informuan kryeministrin Mitsotakis.

Po ashtu vlen të theksohet se Ministria e Shëndetësië ka lënë përgjegjëse për organizimin e karantinave një komitet i drejtuar nga profesori dhe eksperti i sëmundjeve infektive Dimitris Tsiodras.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here