Google search engine
Home Bota Italia nën psikozën e frikës nga koronavirusi/ Shënohet viktima e shtatë, ishte...

Italia nën psikozën e frikës nga koronavirusi/ Shënohet viktima e shtatë, ishte shtruar në spital në të njëjtën ditë me…

0
313

Situata në Itali vazhdon të mbetet e rëndë, sapo është shënuar viktima e shtatë, sipas informacioneve viktima është shënuar në spitalin e Saccos, në Milano dhe bëhet fjalë për një 80-vjeçar.

Të enjten ai ishte shtruar në spitalin e Lodit për shkak të një infarktit, në të njëjtën ditë kur kishte mbërritur dhe 38-vjeçari që ishte i pari pacient që rezultoi pozitiv për virusin. I moshuari ishte shtruar në reanimacion dhe pasi kishte rezultuar pozitiv për agjentin patogjen, ishte transferuar në Sacco të Milanos ku ka ndërruar jetë.

Italia renditet e para në Europë për numrin e personave të infektuar dhe e katërta në botë pas Kinës, Koresë se Jugut dhe Japonisë.

Ajo që shqetëson OBSH për situatën italiane të koronavirusit është se jo të gjitha rastet e regjistruara të infektuar duket se kanë një histori të qartë epidemiologjike, domethënë një lidhje me udhëtimin në Kinë ose kontakte me raste të tjera të konfirmuara tashmë.

Tashmë Italia është kthyer në shtetrrethim, ku zhvillohen kontrolle për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të tij.

Qytetet kryesore të Italisë janë kthyer në vende fantazmë, ku shikohen shumë pak persona nëpër rrugë për shkak të frikës nga koronavirusi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here