Një tjetër viktimë shënohet në Itali nga virusi i frikshëm, ku ka humbur jetën një 88-vjeçar.
Pothuajse në të gjithë Italinë veriore ndalesa për shkollat fillon sot. Duomo dhe Scala në Milano janë gjithashtu të mbyllura.
Ndërkohë që numri i të infektuarve ka arritur në 214 persona. Italia renditet si vendi i tretë me numër rastesh, pas Kinës dhe Koresë së Jugut, ndërsa i prekur është edhe Irani, ku janë konfirmuar 43 raste, tetë prej të cilëve kanë humbur jetën.







































