Google search engine
Home Aktualitet Frika e përhapjes së koronavirusit, zbulohet çfarë do të ndodhë sot në...

Frika e përhapjes së koronavirusit, zbulohet çfarë do të ndodhë sot në orën 09:30 në sallën e emergjencave në Rinas

0
288

Pas përhapjes me shpejtësi të koronavirusit në Itali, të gjitha vendet fqinje me të janë mobilizuar për të marrë masa parandaluese. Kështu sot në orën 09:30 të mëngjesit do të mblidhet task-forca për koronavirusin në sallën e emergjencave në aeroportin e Rinasit. Në mbledhje priten të diskutohen masat për t’u mbrojtur nga koronavirusi dhe për të parandaluar hyrjen e individëve të prekur në territorin shqiptar.

Me përhapjen e koronavirusit në Italinë fqinje, në Shqipëri janë shtuar masat në pikat kufitare me dyfishimin e personelit mjekësor dhe me ambiente të posaçme intervistimi për personat që vijnë nga shtetet me risk. Në aeroportin e Rinasit, në portet e Vlorës e Durrësit, dhe në pikat e tjera në vend, janë shtuar edhe masat mbrojtëse, me dizifektues, maska, dhoma izolimi provizor pranë këtyre pikave, për t’u spostuar më tej në karantinë spitalore nëse është e nevojshme.

Kontrolli i parë në kufi është përmes një aparature për matjen e temperaturës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here