Gjykata e Apelit të Durrësit ka ndryshuar masën e sigurisë duke liruar nga qelia Edmond Vogën, i cili u kap me armë pa leje si dhe akuzohet për dhunimin e avokatit Ilia Ilia në 2018.
Apeli e ka lënë Edmond Vogën në arrest shtëpie duke e liruar nga qelia.
Kujtojmë se Mond Voga u kap me armë pa leje dhe dyshohet për rrahjen e avokatit, Ilia Ilia.
Mond Voga është ish-shoferi i Prokurorit Arjan Ndoj. Prokurori mbeti i plagosur në 1 nëntor gjatë një atentati se bashku me mikun e tij Aleksandër Laho i njohur si “Rrumi i Sukthit”.







































