Google search engine
Home Bota Bëhet një hap pas, në Itali ndryshon numri i viktimave, zbulohen të...

Bëhet një hap pas, në Itali ndryshon numri i viktimave, zbulohen të dhëna të sakta për situatën

0
406

Janë gjashtë viktimat në Itali prej koronavirusit, dhe jo shtatë. Pesë janë në Lombardi dhe një në Veneto.

Një 80-vjeçar nga Castiglione d’Adda, i cili rezultoi pozitiv në testin për koronavirus, vdiq në spitalin “Sacco” në Milano. Të enjten e kaluar ai u dërgua në spitalin e Lodi-t për një atak kardiak, në të njëjtën ditë kur mbërriti dhe 38-vjeçari, pacienti i parë i testuar pozitivisht për virusin. Më pas u spostua në spitalin e Milanos, ku dhe ndërroi jetë.

Një tjetër viktimë e sotme ishte një banor i Caselle Landi, një qendër me rreth 1500 banorë në provincën e Lodi-t. Burri ishte 88 vjeç.

Gjithashtu, sot u raportua për një viktimë të tretë, një burrë 84-vjeçar që u shtrua në spital në Bergamo.

Rajoni i Lombardisë ka mohuar vdekjen e gruas së Crema, dhënë këtë mëngjes për të ndjerën nga burimet spitalore në Brescia: “Mbi lajmet e publikuara nga shtypi në lidhje me një vdekje në Spitalin Civil të Brescia-s”, shpjegon një shënim nga vetë rajoni, “pasi kontaktoi Drejtorinë e Shëndetit të Autoritetit Lokal, rajoni i Lombardisë mohon këto informacione, duke saktësuar se nuk ka ndodhur vdekje në këtë strukturë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here