Google search engine
Home Bota Alarmi nga koronavirus/ Bllokohet avioni me 300 persona në bord: Në karantinë...

Alarmi nga koronavirus/ Bllokohet avioni me 300 persona në bord: Në karantinë ose mbrapsht për në Itali!

0
390

Një avion i Alitalias që u ngrit nga Roma këtë mëngjes u ndalua menjëherë pas zbarkimit në Mauritius, një ishull në Oqeanin Indian, për shkak të urgjencës nga Coronavirus. Në aeroplan janë treqind vetë, sipas ‘Il Corriere della Sera’.

Autoritetet lokale, në fakt, për shkak të përhapjes së infeksionit në Itali, ku rastet që numërohen aktualisht janë 200, thanë se hyrja në shtetin e tyre do të mundësohet vetëm nëse udhëtarët do pranojnë të qëndrojnë për një periudhë në karantinë.

Kjo do të bëhet në dy spitalet e kryeqytetit. Një ndër alternativat është që 300 pasagjerët të kthehen menjëherë në Itali, pa u zhvendosur, dhe në bordin e të njëjtit aeroplan me të cilin mbërritën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here