Rastet e para, disa fatale, të një pneumonie misterioze në spitalet në Wuhan, në Kinë, u verifikuan në mes të dhjetorit 2019. Në ditët e para të janarit 2020 u zbulua koronavirusi i gjetur te kafshët e egra në një treg të qytetit. Prej këtej u përhap nga njeriu te njeriu. Deri tani, bilanci i të sëmurëve dhe i viktimave vijon të rritet, 78,891 të infektuar dhe 2466 viktima në të gjithë botën.

Vendet ku janë evidentuar deri tani të prekurit nga koronavirusi janë si më poshtë:
76.936 në zonën kryesore të Kinës
634 në qytete të tjera të Kinës
602 Koreja e Jugut
135 Japonia
132 Italia
89 Singapori
74 Hong Kongu
43 Irani
35 Tajlanda
35 Amerika
28 Tajvani
22 Australia
22 Malajzia
16 Gjermani
16 Vietnami
13 Emiratet e Bashkuara Arabe
12 Franca
10 Makau
9 Kanadaja
9 Britania
3 Filipinet
3 India
2 Rusia
2 Spanja
1 Libani, Nepali, Kamboxhia, Izraeli, Belgjika, Finlanda, Suedia, Egjipti dhe Sri Lanka.








































