Me 152 rastet e konfirmuara, Italia bëhet vendi i parë në Europë dhe i treti në botë me më shumë raste të konfirmuara me koronavirus.
Gjithashtu situata me shpërthimin e “coronavirus” në Itali ka bërë që të përgjysmohen këtë fundjavë ndeshjet e Serisë A dhe të ekzistojë rreziku real për ndërprerjen e plotë të kampionatit nëse situata nuk normalizohet.
Ndër të paktat skuadra që kanë qenë në fushën e lojës sot ishte Lacio, e cila u përball me Xhenoan, por Igli Tare bëri të qartë se për të tijtë nuk kishte probleme dhe nëse do të ndalej kampionati e ata të pushonin siç bënin ekipe të tjera.
“Ka shqetësim, por masat duhen pranuar pasi mbrojnë interesin e njerëzve. Do të respektojmë çdo pozicion që del nga vendimmarrësit”, tha pak para fillimit të ndeshjes drejtuesi shqiptar i Lacios.








































