Një tren i nisur nga Italia u ndalua në kufirin me Austrinë, në Brennero, pasi në bord u sinjalizuan dy raste të dyshuara me koronavirus. Shtypi austriak shkruan se ishte makinisti italian që njoftoi autoritetet. Pasagjerët nuk u lejuan të hynin në shtetin tjetër dhe asnjë tren nga Italia, të paktë për sot.
Politikania franceze, Marine Le Pen u kërkoi autoriteteve që të vendosin kontrolle të forta në kufi, si masa paraprake.
Ndërsa në Rumani janë ngritur zona karantine, për të futur personat që hyjnë në vend nga veriu i Italisë së prekur tashmë nga koronavirusit, i cili i ka marrë jetën 3 personave dhe ka prekur 152 të tjerë.








































