Paniku nga koronavirusi ka mbërthyer Italinë. Njerëzit nga frika e ndonjë situate të gjatë izolimi kanë marrë masa. Në marketet e zonave më problematike, ku prania e virusit vdekjeprurës që ka vënë përposh botën është më e lartë, janë boshatisur thuajse të gjitha raftet.
Raftet e mishit, të fruta-perimeve dhe të ushqimeve më të zakonshme të tavolinës, si makaronat, mielli dhe orizi, janë boshatitur. Njerëzit i shikon me karroca marketi plot që bëjnë furnizime, pasi në rajone të Italisë është vendosur të mbyllen shkolla e aktivitete publike.
Italia është bërë vendi i radhës ku numri i të infektuarve po rritet me shpejtësi. Deri tani ka 3 viktima dhe 150 të prekur.
















































