Japonia konfirmoi që një grua që testoi negative dhe la anijen e lundrimit “Diamond Princess”, të goditur rëndë nga koronavirus, më vonë testoi pozitive, duke ngritur më shumë pyetje në lidhje me efektivitetin e masave karantinë.
Ministri i Shëndetësisë, Katsunobu Kato, kërkoi falje pasi 23 pasagjerë u lejuan të dilnin nga anija pa u testuar siç duhet dhe u zotua se do të ribënin testet te njerëzit.
“Gruaja rreth 60 vjeçe u kthye në shtëpi në prefekturën Tochigi në veri të Tokios me tren të mërkurën, por ajo kishte ethe të premten dhe të shtunën rezultoi pozitive”, -tha një zyrtar lokal.
Ajo është pasagjerja e parë që ka rezultuar pozitive në Japoni, pasi ishte aprovuar për të dalë nga anija kroçerë e ankoruar me 3700 persona në bord.
Ekspertët e sëmundjes infektive dhe zyrtarët lokalë kanë vënë në dyshim se sa efektive ishte periudha e karantinës në anije.








































