Google search engine
Home Aktualitet Frika nga koronavirusi mbyll shkollën e parë në Tiranë

Frika nga koronavirusi mbyll shkollën e parë në Tiranë

0
372

Qeveria shqiptare në mënyrë zyrtare ka thënë sot se në vendin tonë nuk ka asnjë shenjë nga koronavirusi, por paniku nuk është larguar nga qytetarët.

Një shkollë private në Tiranë ka vendosur të mbyllë dyert pas frikës për përhapjen e koronavirusit në Shqipëri.

Shkolla thekson se vendimi nuk është marrë për shkak të ndonjë informacioni të klasifikuar.

Shkolla njofton:

“MBYLLIM SHKOLLËN PËR DY JAVË. Pas një konsultimi me prindër, specialistë dhe pas shqyrtimit të lajmeve (CNN-BBC-CORRIERE DELLA SERA, etj.) për ngjarjet në Itali, vendosëm të mbyllim shkollën si masë paraprake për të përgatitur prindërit dhe komunitetin. Vendimi nuk është si shkak i ndonjë informacioni konfidencial, por si masë paraprake përgatitore. Arsyetimin e gjeni edhe në link. Nuk është për panik, por është për përgatitje më të mirë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here