Google search engine
Home Politike Drejtesi Vetingu, KPK shkarkon nga detyra Astrit Shemën, kreu i Administratives së Vlorës...

Vetingu, KPK shkarkon nga detyra Astrit Shemën, kreu i Administratives së Vlorës probleme me pasurinë

0
478

Kryetari i Gjykatës Administrative të Vlorës, Astrit Shema u shkarkua nga detyra ditën e djeshme për pasuri të pajustifikuar. Vendimi u shpall nga trupa gjyqësore e drejtuar nga Suela Zhegu, me relatore Etleda Çiftja dhe anëtare Xhensila Pine. Në seancën dëgjimore para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Astrit Shema u përball me akuza për deklarime kontradiktore dhe fshehje të llogarive të pagës së të birit dhe bashkëshortes. Analiza financiare e nxori gjyqtarin e Administratives së Vlorës me mungesë burimesh prej 5.2 milionë lekësh. Shema i kundërshtoi gjetjet e KPK, duke deklaruar se kishte bërë një ekspertizë të vetën financiare dhe se Komisioni nuk kishte marrë parasysh pagat e tij dhe të bashkëshortes. Ai po ashtu kundërshtoi llogaritë e shpenzimeve edhe pse iu vu në dukje nga relatorja se ato ishin marrë siç ishin deklaruar prej tij në pyetësor. Shema tha se një nga personat e cilësuar si të lidhur, me të cilin ai nuk kishte kontakte i kishte kthyer përgjigje përmes një të treti se “Nuk i interesonte nëse e shkarkonin nga puna” dhe se nuk do i përgjigjej pyetjeve të Komisionit. Shema ka filluar punë në sistemin e drejtësisë që prej mesit të viteve ‘90, si gjyqtar e drejtues Gjykate në Përmet dhe më pas në Gjirokastër e prej vitit 2013 si Kryetar i Gjykatës Administrative të Vlorës. Ai u hetua vetëm për kriterin e pasurisë, ndërsa kërkesat e tij për të rihapur hetimet për dy kriteret e tjera u rrëzuan nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Astrit Shema e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995. Ai ka punuar si gjyqtar dhe kryetar i Gjykatës së Përmetit deri në vitin 2008 dhe më pas gjyqtar në Gjykatën e Gjirokastrës. Në vitin 2011, Astrit Shema është emëruar gjyqtar në Gjykatën e Vlorës, ndërsa në vitin 2013 është dekretuar si anëtar i Gjykatës Administrative të Vlorës. KPK bëri me dije se ai ishte hetuar vetëm për kriterin e pasurisë, ndërsa gjatë diskutimeve doli që kërkesat e tij të mëparshme, që u përsërit në seancë, për të rihapur hetimet në dy kriteret e tjera, ishin rrëzuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here