Shfaqja e radhës në teatrin Metropol, një nga komeditë më gazmore dhe plot imagjinatë të Shekspirit, na sjell një copëz vere dhe magjie në skenë. “Ëndrra e një nate vere” me regji nga Armela Demaj vjen në skenë me një vorbull ngjarjesh, personazhesh, dashurish e keqkuptimesh, të cilat do të vijnë në skenë nën lojën komike aktoriale, në gjuhën e mrekullueshme shekspiriane, dinamikën e baletit, etj. Me regji nga Armela Demaj, vepra ndahet në disa linja, si dashuria, ëndrra, imagjinata të reflektuara në një mori personazhesh, plot intriga, dashamirësi, magji dhe fantazi. Nga data 21, 22, 23, 26, 27, 28, 29 shkurt dhe 1 mars ora 19:00 verpa është në skenën e tetarit. Në role interpretojnë aktorët Alba Shtembari, Aleksandër Mitrollari, Amri Hasanlliu, Bledi Naska, Edvin Mustafa, Engjëll Hoxha, Erdet Miraka, Ketjona Pecnikaj, Klea Konomi, Klodjana Keco, Luisa Dinellari, Margent Caushi, Mario Bali, Mariglen Domi, Rexhina Mollaymeri, Sara Koci, Sedmir Memia, Shkëlzen Berisha, Silva Brahimataj, Silvio Goskova, Stiv Osmanaj, Xhino Musollari. Skenografia është nga Klodjana Beqiraj, kostumograf Frenci Gjerasi, koreograf Sedmir Memia dhe muzika -fonia Glen Shutina. Ndryshe nga veprat e tjera të Shekspirit, “Ëndrra e një nate vere” është një pjesë vërtetë origjinale. Vepra ndahet në disa linja, si dashuria, ëndrra, imagjinata të reflektuara në një mori personazhesh, plot intriga, dashamirësi, magji dhe fantazi. Përmbajtja e veprës përqendrohet në tre ngjarje: përpjekjet dhe përvojat e dy çifteve të dashuruar në një pyll të magjepsur, bota e Mbretit dhe Mbretëreshës së zanave, si dhe një grupi zejtarësh të rëndomtë, që përpiqen të vënë në skenë një pjesë të quajtur “Pirami dhe Tisba” për nder të dasmës së Dukës së Athinës. Hermia është e dashuruar me Lisandrin, por ati i saj kërkon ta martojë me Dimitrin. Për t’i shpëtuar kësaj martese të kurdisur, ajo dhe Lisandri arratisen në pyll. Dimitri i ndjek dhe Helena, që ushqen një pasion të pashpërblyer për të, e ndjek dhe ajo pas. Një katërshe dashurie zhvillohet midis të rinjve kur Paku qerrata luan rolin e Kupidit. Ndërkohë, një grup aktorësh amatorë bëjnë prova të një teatri të dështuar dhe shpejt jetët e tyre ndryshojnë nga veprat e Oberonit dhe Titanias, mbreti luftëtar dhe mbretëresha e zanave.








































