Aktori i njohur, Herion Mustafaraj ishte i ftuar pasditen e djeshme tek “Rudina” ku përpos të rejave nga ana profesionale, dha edhe një lajm të bukur për jetën e tij private. Aktori pranoi se është në një lidhje dashurie me një mikeshën e tij. Ata u takuan pas 30 vjetësh dhe u dashuruan.

Herion Mustafaraj: Unë që kur kam ardhur në Shqipëri, domethënë pak më vonë u lidha me një mikeshën time, që kemi qenë miq, shokë klase në shkollë të mesme, kemi bërë Liceun Artistik bashkë. U takuam pas 30 vjetësh dhe e gjetëm përsëri njëri-tjetrin, edhe atë dashuri të pakonsumuar atëherë në atë kohë. Ka pasur një simpati, por asnjë gjë e konkluduar në atë kohë, por jeta erdhi në format e veta. Kemi gjetur njëri-tjetrin dhe është një ndjenjë shumë e veçantë dhe si të thuash edhe të kthen mbrapsht në atë personalitetin tënd, kur ke qenë i pamanipuluar nga shoqëria dhe mundohet njeriu të jetojë atë jetë dhe ato ndjenja.
“Ndihem i plotësuar, i sigurt, ka shumë gjëra, i bezdisur, se të gjitha bashkë vijnë ato”, shtoi aktori.









































