Google search engine
Home Politike “Të hetohet si ish ministre”/ Meta me tone të ashpra, kallëzim penal...

“Të hetohet si ish ministre”/ Meta me tone të ashpra, kallëzim penal për Etilda Gjonajn, i dërgon ultimatum: Ministrja të japë dorëheqje, e përfshirë në skenarin mafioz

0
372

Presidenti Ilir Meta ka hedhur akuza të drejtpërdrejta ndaj ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj. Meta në një deklaratë për mediat, ka bërë me dije se në atë që ai e quan grushti i shteti, është përfshirë dhe Etilda Gjonaj.

Sipas Metës, në këtë tentativë për grusht shteti bazuar mbi provat e bëra publike dje, të cilat do të dorëzohen SPAK, rezulton të jetë përfshirë ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj por dhe funksionarë të lartë për llogari të kapjes së Gykatës Kushtetuese.

“ Ministrja duke urdhëruar sekretarin e Përgjithshëm ka shkelur në mënyra flagrante ligjin. Sipas Kushtetutës vendimet e KED nuk botohen në fletoren zyrtare po publikohen vetëm në faqen e internetit të Gjykatës së Lartë. Ministja e Drejtësisë nuk ka asnjë të drejtë që të dërgojë për botim në fletore zyrtare aktet e KED. Po mbushen 24 orë nga bërja publike e këtyre veprimeve nga Ministria e Drejtësisë e cila ka konsumuar disa vepra penale, për këto arsye dhe prova të tjera do të depozitoj kallëzim penal për ministren Etilda Gjonaj e cila e ka humbur besimin e presidentit të Republikës. Brenda ditës ministrja duhet të japë dorëheqjen”, u shpreh Meta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here