Google search engine
Home Aktualitet OFL godet sërish, iu dërgon formularin e deklarimit të pasurisë dy ’të...

OFL godet sërish, iu dërgon formularin e deklarimit të pasurisë dy ’të fortëve’ të Lezhës: Dorëzojeni brenda 48 orëve!

0
364

Operacioni “Forca e Ligjit” iu është drejtuar ditën e sotme dy “të fortëve” të Lezhës, duke iu kërkuar që brenda 48 orëve të deklarojnë pasurinë e tyre.

Njoftimi:

Vijon operacioni Forca e Ligjit, në bashkëpunim me strukturat vendore të Policisë, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, për dërgimin e kërkesave për vetëdeklarim të pasurisë, personave që janë subjekt i këtij ligji.

Në këtë kuadër, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve:

E. S dhe A. L, banues në Lezhë, të dënuar për trafikim të lëndëve narkotike.

Brenda 48 orësh, këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim të gjitha pyetjeve të OFL-së.

Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Me qëllim evidentimin dhe dërgimin në SPAK, të të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special, OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse.

Për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë, OFL do të informojë publikun në vijimësi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here