Google search engine
Home Bota “Mos dilni nga shtëpitë, evitoni ambientet publike”/ Tre provinca në izolim nga...

“Mos dilni nga shtëpitë, evitoni ambientet publike”/ Tre provinca në izolim nga koronavirusi, jepet alarmi në shtetin fqinj përtej detit

0
595

Autoritetet në rajonin e Lombardisë, në Itali, u kërkuan qytetarëve në Castiglione d’Adda, Codogno e Caspusterlengo të rrinë në shtëpi, të evitojnë ambientet publike dhe mos të shkojnë në urgjencë, nëse dyshojnë se janë sëmurë.

Kërkesa erdhi pas konfirmimit se në Lombardi ka tre raste me koronavirus. Pacienti i dyshuar zero, që mund të ketë infektuar njërin prej tyre, është i shtruar në spital në Sacco. Gjithsej në këtë zonë rezultojnë 6 të prekur nga virusi.

Prej alarmit të rasteve që po shtohen, drejtuesit e rajonit u bënë thirrje banorëve të këtyre zonave mos të dalin nga shtëpitë, të evitojnë ambientet publike dhe kontaktet me njerëzit, si dhe nëse kanë probleme me frymëmarrjen, apo simptoma të gripit mos të shkojnë në urgjencë, por ta marrin në telefon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here