Google search engine
Home Politike “Ke kohë deri në 2 mars”, Presidenca kërcënon publikisht Ballën pas akuzave...

“Ke kohë deri në 2 mars”, Presidenca kërcënon publikisht Ballën pas akuzave që hodhi ndaj Metës: Fakte të reja do dalin Tao!

0
357

Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi, i është përgjigjur kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili tha se Meta po tenton të pengojë integrimin e Shqipërisë me tubimin e thirrur më 2 mars.

Me ironi, Blushi shkruan në “Facebook” se Balla ka harruar që ka festuar tre herë çeljen e negociatave deri më tani, dhe se ngritja e Gjykatës Kushtetuese është kyç për çeljen e tyre.

“Lum Shqipëria për Tao Taon se ky vetëm për hapjen e negociatave punon.

Ka harruar që e ka festuar tre herë çeljen e negociatave deri tani.

Ka harruar që ngritja e Gjykatës Kushtetuese është kyç për çeljen e tyre.

Po ligjin anti-kushtetues Dvorani pse e miratuat pa pritur Venecian? S’ka nevojë, thotë Tao Tao, sepse pamë disa sugjerime që Venecia u ka dhënë disa vendeve të tjera që kanë Kushtetutë tjetër nga e jona, dhe s’mund të ndalonim ta bënim fakt të kryer ligjin mafioz të rrëmbimit të Gjykatës Kushtetuese.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here