Zv.drejtoresha e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj, kandidate edhe për BKH është përballur sot me Komisionin e Jashtëm të Vlerësimit, ku është zhvilluar një seancë dëgjimore.
Hajnaj është drejt konfirmimit në detyrë, pasi vlerësimi në tre kriteret bazë, pasuri, pastërti figure dhe aftësi profesionale ka rezultuar i saktë.
Subjekti ka një apartament banimi në Tiranë, në pronësi të babait i cili nuk jeton më, shtesë apartamenti në Tiranë në emër të nënës, vëllait dhe subjektit.
Subjekti ka plotësuar saktë formularin për pastërtinë e figurës, pasurisë, nuk administrohen prova për kontakte me persona të përfshirë në aktivitete kriminale. Në të gjithë procedimin e hetimit komisioni konstaton se subjekti i rivleresimit ka kryer deklarim të saktë.






































