Drama “Galaksia” nga mbrëmja e së mërkurës deri të dielën do të jetë në skenë te “ArTurbina”. Një vepër me regji nga Rovena Lule, si dhe me një kastë aktorësh të njohur. Premierë e Teatrit Kombëtar, institucioni lajmëron se shfaqja nuk duhet humbur. ““Galaksia”(skena nga një ekzekutim). Mos e humbisni këtë shfaqej madhështore”, shprehet teatri. Shkruar nga autori Hoëard Barker me regji nga Rovela Lule, kjo është premiera e parë për vitin 2020 e Teatrit Kombëtar. “Galaksia” (skena nga një ekzekutim) është e cilësuar si vepra më e mirë e autorit bashkëkohor britanik Howard Barker. Në qendër të saj qëndron një piktore e jashtëzakonshme (Galaksia) e interpretuar nga Olta Daku, së cilës i duhet të përballet me luftën e pushtetit ndaj artit! Me rol në vepër aktori Lulzim Zeqja më herët ka pohuar se kjo është një nga pjesët më të bukura të Barker, e cila shënon premierën dhe në skenën shqiptare. “Jam shumë i kënaqur, që jam pjesë e kësaj pjese. “Galaksia” është një nga veprat më të bukura të autorit Haward Barker! Vepra në qendër të saj ka piktoren e famshme Galaksia, të cilës i është dhënë si detyrë të pikturoj një pikturë për betejën e famshme të Lepantos! Konflikti kryesor është lufta e pushtetit, me krijimtarinë, me artistin! Për mua Olta ka krijuar një figurë goxha të mirë me Galaksinë. Ajo në qendër lufton për dinjitetin e saj dhe nuk pranon të bëj kompromis me pushtetin”, pohon aktori. Në skenë te “ArTurbina” vepra vjen me aktorët Olta Daku, Neritan Liçaj, Rjamonda Bulku, Myzafer Zilfa, Lulzim Zeqja, Vikena Kamenica, Paola Kodra, Niada Saliasi, Genti Deçka, Naun Shundi, Monika Lubonja, Ardian Cerga, etj. Më herët para premierës, Teatri Kombëtar shkruante se është një vepër tejet aktuale edhe pse ngjarjet e së cilës janë vendosur në Venecian e shekullit XVI, ajo flet edhe sot po njësoj. Skenografia në vepër është nga Genc Shkodrani, kostumografe Laedja Hajdari, kompozitor Endri Sina, as. regjisore Paola Kodra dhe piktor Rael Hoxha. Howard Barker është një dramaturg, poet, skenarist dhe eseist anglez. Ai ka lindur më 28 qershor të vitit 1946 në Londër të Anglisë. Autor i shumë veprave, ku zhvillohen tematika si dhuna, seksualiteti, dëshira për pushtet dhe motivimi njerëzor.