Google search engine
Home Politike Çorientohet Berisha, ftohet në konferencë për tjetër temë, por ish kryeministri del...

Çorientohet Berisha, ftohet në konferencë për tjetër temë, por ish kryeministri del jashtë parashikimeve, pasi ashpërson tonet kërkon ndjesë

0
321

Ish-kryeministri Sali Berisha është i pranishëm në një tryezë të organizuar nga PD-ja, “Sfida dhe vizione në shëndetësi”. Ndër të tjera gjatë fjalës së tij, ish-kryeministri u ndal edhe tek incidenti i djeshëm i kryeministrit Edi Rama me dy nga studentët e mjekësisë.

“Dënoj me ashpërsinë më të madhe banditizmin ndaj studentit të mjekësisë. Ky është akt banditesk i shëmtuar, ku me gjestin që ke bërë rrah çdo student. Ai tha se janë bileta për Gjermani. Studenti tha një të vërtëtë, ndërsa ai i fut rojet e rrah në sallë. I shpreh solidaritetin tim studentit. Ju mund të mendoni se jam jashtë teme, por kreu i meduzës, kanceri i vërtetë i shqiptarëve është Edi Rama”-tha Berisha.

Pjesë nga fjala e ish-kryeministrit Sali Berisha:

Këta shpikën Check-up dhe koncesionet duke vjedhur të sëmurët shqiptarë.

Jo më larg se dje, në krye të qeverisë se nuk kemi mungesë mjekësh. Ky xhahil, ky cinik, ky injorant, nuk kupton se sot Shqipëria në mjek për frymë është më keq se në kohën e Enver Hoxhës.

Nuk kupton se në Europë dhe në botë, numri i mjekëve për frymë është një nga treguesit më themelorë të një sistemi shëndetësor. Nuk kupton se ia kanë mbyllur sot koncesionet. Se sot bëhet fjalë në vendet e zhvilluara për një mjek në 300 banorë, në mos më pak, në vendet ish-komunistë një mjek në 400 banorë, kurse Shqipëria po shkon në një mjek në 1000 banorë me ikjen masive të mjekëve nga Shqipëria.

Me dhjetëra fëmijë që nuk gjejnë pediatër, me dhjetëra mijëra gra që nuk gjejnë gjinekologun, por nuk duhet habitur, se po ky do të deklaronte dhe bënte Europën të qeshte me të se Shqipëria nuk ka banda, por kur je vetë kryebandit, bandat të duken lule.

Nuk ka banda, ka keqbërës. Janë të lidhura si mishi me thoin, sepse është kjo dyshe me politikat e saj që po shkatërrojnë një sistem që kishte brishtësinë e vet dhe ka nevojë më shumë se çdo gjë tjetër të konsolidohet dhe të përsoset.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here