Zbulohet vatra më e madhe e infektuar nga virusi, paralajmërohet krizë e paparë nga koronavirusi

0
404

Një grup fetar në Korenë e Jugut është identifikuar si një vatër koronavirusi. Sipas zyrtarëve, ka një rritje të mprehtë të rasteve të konfirmuara në vend.

Infeksionet mes anëtarëve të një tempulli janë të lidhura me një grua 60-vjeçare, e cila ka qenë në kontakt me 166 persona, të futur të gjithë në karantinë.

Sekti në qytetin Daegu përbën 30 nga 53 rastet e reja dhe zyrtarët koreanë paralajmëruan për një krizë të paparë.

Koreja e Jugut konfirmoi gjithashtu vdekjen e saj të parë nga virusi “Covid-19”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here