Në përfundim të mbledhjes së tryezës për reformën Damian Gjiknuri u shpreh qartësisht kundër propozimit të PD-së për të pezulluar vettingun për gjyqtarët zgjedhore. Gjiknuri u shpreh se “disa nga propozimet e opozitës duhet të rishikohen sepse nuk mund të japim imunitete duke cënuar parimet e drejtësisë dhe të reformës në drejtësi.
“Disa propozime kërkojnë rishkim sepse smund të rrëzojmë gjithë reformën në drejtësi me vendim “sui generis” pra hallet politike nuk mund ti sjellim në tryezën e reformës”. Ne mund të pranojmë që pjesë e Kolegjit Zgjedhor të bëhen gjyqtarë që kanë kaluar vettingun, por smund të pranojmë moartorium për gjyqtarët që nuk e kanë kaluar këtë proces filtrimi, tha Gjiknuri.







































