Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dalë sot në orën 17:00 në një konferencë për mediat në ambjentet e Presidencës, për të publikuar të tjera fakte për grushtin e shtetit për të cilin akuzon maxhorancën.
Meta ka marrë në pyetje këshilltarin e vet Bledar Dervishi.Pasi përfundoi një prezantim, Meta i ka drejtuar mikrofonin duke i kërkuar atij që të betohet se do të thotë të vërtetën dhe do bëjë drejtësi.
Fill pasi ka marrë premtimin për vërtetësi dhe besnikëri, presidenti e ka përqafuar duke e komplimentuar.